Dimal Basha i lumtur për mandatimin e Konjufcës: Opozita ta votojë

Kryeparlamentari, Dimal Bashka është deklaruar para mediave, pas mandatimit të Glauk Konjufcës, raporton KFVA.

Ai ka thënë se Kosova s’e ka luksin për të shkuar në zgjedhje dy herë, teksa iu bën thirrje opozitës që të ta votojnë.

“T’i ikim zgjedhjeve sepse ky popull s’e ka luksin me shku në zgjedhje dy herë, dhe tjetra buxheti.

Shpresoj që opozita ti thërret arsyes dhe ta votojë Glauk Konjufcën”, ka deklaruar ai para mediave.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…