Berisha: 3 javë më parë në mesnatë Veliaj la qelinë, ku shkoi se di, por di që në spital nuk shkoi

Gjatë konferencës për shtyp, Sali Berisha komentoi edhe njëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi dekretin e presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, duke vendosur në favor të Erion Veliajt.

Për Sali Berishën, gjyqtarët zbatuan parimet ndërkombëtare, ndërsa përsëriti se sipas tij, Veliaj ka “regjim serial killer në burg”.

Ai sot deklaroi plot bindje se sipas tij Veliaj e ka lënë qelinë 2-3 javë më parë dhe ka shkuar diku.

“Tani unë nuk dua të hyj në enigma, por këtu tek ju kam deklaruar, kam informuar publikun dhe ju se rreth 2-3 javë më parë, në orën 11 të natës, Erion Veliaj e la qelinë dhe kjo është 100% e sigurtë. Variantet se ku shkoi janë të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mund të them se cili është, ndaj dhe citimi i tyre ishte i pavlerë.

Ishte në Surrel, ishte këtu apo… nuk e di se ku ishte, të them haptas, se po ta dija e them. Por atë që di 100% di që e la qelinë dhe nuk shkoi në spital. Këto të dyja i di, për të tjerat nuk mund të them. Ndaj dhe në këto kushte se, çfarë zhvillohet brenda tyre është vështirë ta gjesh. Veliaj i tha se më grabite si FARC, si ushtria e drogës së Kolumbisë”.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…