Zëvendës drejtori i policisë në Veri s’i beson kolegëve në Prishtinë për rastin e rëmbimit- S’jam fort i sigurt

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se “çdo gjë duhet të verifikohet dhe provohet” për rastin e plagosjes dhe rrëmbimit të një qytetari serb në Leposaviq, për të cilin Policia paraprakisht lëshoi një njoftim për media.

Elshani tha se nuk janë “shumë të sigurt” nëse plagosja dhe rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

“Duke marrë parasysh që tash është duke u zhvilluar një hetim, ne nuk mund të japim më shumë informacione, mirëpo nuk jemi shumë të sigurt a është në territorin tonë, a është në pikën zero, a është në territorin e Serbisë. Sepse është në atë zonë aty, sipas informacioneve që i kemi pranu. Policia është duke i zhvillu hetimet, kemi qenë atje, e kemi bërë shiqimin e vendit të ngjarjes, por më shumë nuk mund të flas sepse janë hetimet në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, tha ai.

Elshani tha se kanë intervistuar qytetarë dhe kanë mbledhur informacione që theksoi se “duhet të verifikohen”.

“Nuk jemi të sigurt çfarë saktë ka ndodhë në atë vend”, tha ai

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…