Sot, më 3 nëntor nis zyrtarisht fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, e cila do të zgjasë deri në momentin e hapjes së qendrave të votimit më 9 nëntor në orën 07:00.
Fushata do të zgjasë gjashtë ditë dhe përfundon me hapjen e vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve.
Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të zhvillohet në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Fushata zgjedhore dhe gara e balotazhit, do të zhvillohet pas dështimit të mandatarit, Albin Kurti, për të formuar Qeverinë e re dhe nën ethet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që mund të mbahen në dhjetor.

