Limaj porosi PDK-së dhe LDK-së: Nëse keni projekt serioz, mund të bëhemi të gjithë bashkë kundër LVV’së

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se dy partitë e mëdha e kanë mundësinë që të bëhen bashkë për një alternativë ndryshe.

Ai shtoi se edhe Nisma është e gatshme të bëhet pjesë e saj.

“Qytetari nuk mjaftohet me thanë po vi me një alternativë ndryshe. Ai don me pa veprime ndryshe. A po e bashkon këtë zë opozitar që duan një qeveri ndryshe, cka po ben ti me veprime konkrete me afru këtë bosht ose këtë ekip? Prandaj dy partitë e mëdha e kanë këtë mundësi. Atyre po ju flas, atyre që duan një qeveri ndryshe, për me vazhdu njëjtë e kanë LVV-në. Nisma është e gatshme me dhanë kontributin e vet për bashkimin e kësaj vote për një alternativë ndryshe, ama unë duhet me i pa a ka hap serioz, konkret drejt krijimit të nje alternative ndryshe. Nisma është e gatshme me dëgju nëse ka një projekt serioz, nëse krijohet ky projekt serioz ku qytetarët me e pa si mundësi reale. Aty ku është Nisma është kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…