Gjykata e Prishtinës obligon MMPHI-në ta kthejnë në punë të sanksionuarin nga ShBA-ja dhe t’ia kompensojë mbi 16 mijë Euro paga retrokative

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në favor të Nexhat Krasniqit, i njohur ndryshe si “Baba i Tenderëve”, i cili ishte larguar nga pozita e drejtorit të Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pasi u sanksionua nga Departamenti Amerikan i Shtetit duke u shpallur si “i papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”.

Gjykata ka urdhëruar Ministrinë që ta rikthejë Nexhat Krasniqin në vendin e punës në pozitën e Drejtorit të Prokurimit, sipas aktemërimit të datës 26 dhjetor 2014, duke i garantuar të gjitha të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës.

Përveç rikthimit në detyrë, gjykata ka vendosur që Ministria të kompensojë Krasniqin retroaktivisht për pagat e papaguara për periudhën nga 21 nëntor 2013 deri më 1 korrik 2025, në shumën prej 15,639.65 euro, plus kamatë ligjore 8% prej 1,048.30 euro, duke e çuar shumën totale të kompensimit në 16,687.95 euro.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që të paguhen kontributet pensionale prej 176.68 euro dhe tatimi mbi pagën prej 1,096.28 euro, brenda një afati prej 15 ditësh nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm, me kërcënim të ekzekutimit të detyrueshëm në rast mosrespektimi.

“Detyrohet e paditura Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës që paditësin Nexhat Krasniqi ta kthejë në vendin e punës sipas aktemërimit të datës 26.12,2014 në pozitën drejtori i Prokruimit me të gjitha të drejtat dhe obligimet nga marrdhënia e punës dhe Detyrohet e paditura që paditësit Nexhat Krasniqi t’i kompensojë në mënyrë retroactive në emër të ardhurave epersonale-pagave të papaguar për periudhën 21.11.2013 deri më datën 1.07.2025 shumë 15.639.65 euro në emër të kamatës ligjore prek 8%, 1.048.30 euro, në shumën e përgjithshme prej 16.687.95 euro ndërsa në emër të kontributeve Pensionale shumën 176.68 euro dhe në emër të tatimit në pagë shumë 1096.28 euro, të gjitha në afat prej 15 ditës, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, e nën kërcënimin e përmbarimit të dhunshëm”.

DASh kishte marrë vendim më 3 nëntor për sanksione ndaj Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

Në njoftimin e bërë atë kohë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, thuhej se Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…