Eksperti tregon raportin nga Italia për mandarinat shqiptare, si t’i dallojmë ato me kimikate?

“Mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE-së”.

Në këtë përfundim ka dalë një raport i ardhur nga Italia për mandarinat shqiptare, i publikuar ekskluzivisht në Dita Jonë në A2 CNN nga eksperti Ilir Pilku, duke hedhur poshtë lajmet se ato përmbajnë kimikate, i cili e dëshmoi këtë duke konsumuar mandarinë në studio.

“Mbrëmë më erdhën analizat nga Italia. Janë dërguar me postë të shpejtë dhe laboratori analizon preparate e lejuara e të palejuara. janë bërë analizat për 600 preparate dhe pastaj normativat… Mund t’ua lë një kopje janë 15 faqe dhe nuk gjeni një preparat të palejuar. Nuk përjashtojmë ndonjë fermer të vogël që mund të mos ketë respektuar karencën. Unë do t’u them me plot gojën që mandarina e prodhuar në Shqipëri nuk ka asnjë preparat të palejuar dhe asnjë lloj normative mbi normat e BE”, tha ai.

Eksperti njoftoi se sot janë nisur edhe 14 kampione të tjera për analizë.

“Dhe kampioni që kolegët e mi kanë marrë përmbushin të gjithë sipërfaqen e Mursisë, Xarës se Konispolit. Në këtë zonë funksionon një nga kompanitë më të mëdha në Europë të supermarketeve. Ëahtë një ekspert i huaj atje dhe ai analizon çdo lloj parcele dhe nuk ka identifikuar mbetje ose preparate të lejuara”, tha ai.

Sipas tij kjo bëhet me qëllim hedhjen baltë të prodhimeve shqiptare dhe ndodh sa herë ka prodhim, sikurse edhe me frutat e perimet e tjera.

“Nuk është hera e parë që trajtoj çështjen e mandarinave dhe konsumoj mandarinat. Ne jemi mësuar me këto lloj situatash sa fillon dalja në treg e produktit shqiptar fillon edhe një trend negativ të baltosim prodhimin, është luftë tregtare, luftë rajonale, jemi mësuar në mars me domaten e specat e serave. Ne presim 40 mijë ton mandarina nga Xara e Mursia, një prodhim cilësor dhe ajo që dua të them është se në momentin e vjeljes”, u shpreh ai në Dita Jonë.

Ndërkohë teknologu Abdyl Sinani, këshillon që mandarinat të lahen me ujë të rrjedhshëm dhe të mos konsumohet më shumë se 1 kg.

“Kur të hash një kg realizon atë normën që të bën dëm. Kur mandarinat janë bllokuar por një gjë duhet ta kenë njerëzit të qartë që nëse një mandarinë e lajmë 80% ikën me lëkurën. Ky 20% po të hash një kg. Duhet larë me ujë të rrjedhshëm dhe lëkura nuk duhet përdorur. Uji i ngrohtë tregon që nxjerr vaj sipër, atëherë ka aditivë, që hedhin për ta ruajtur mandarinën. duhet sqarim për popullin, t’i lani, t’i hiqni lëkurën, mos hani më shumë se një kg”.

I pyetur sesi ti dallojmë mandarinat me kimikate, teknologu përgjigjet: “Ato që janë të lustruara dhe që nuk kanë gropa. Po ta marrësh mandarinën dhe ta vësh në ujë të ngrohtë, ajo lëshon vaj. Aty kupton që i kanë hedhur aditivë. Por cilët të bëjnë dëm e cilët jo? Teknologu duhet të bëjë analizat dhe pastaj të flasim. Prandaj ka dalë kodi lot që duhet ta ketë çdo produkt ushqimor që duhet ta ketë që nga toka e me radhë. Këto defekte duhen rregulluar një nga një”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…