Balotazhi: Këta janë fituesit në komunat me shumicë shqiptare në RMV 

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka numëruar votat në komunat ku u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Në komunat me shumicë shqiptare, koalicioni VLEN ka fituar në pesë komuna, AKI në një, ndërsa OBRM-PDUKM ka fituar në dy komuna.

VLEN ka arritur fitore në komunat: Bogovinë, Dibër, Dollnen, Strugë, Tetovë, ndërsa AKI ka arritur fitore vetëm në Komunën e Studeniçanit.

Në Komunën e Kërçovës dhe atë të Bërvenicës, kryetarët e rinj do të jenë nga radhët e partisë maqedonase, OBRM-PDUKM.

Rezultatet në komunat me shumicë shqiptare janë si më poshtë:

Komuna e Bogovinës: Besnik Emshi nga AKI ka marrë 5.040 vota, ndërsa Feti Abazi nga VLEN 6.380.

Komuna e Bërvenicës: Haqim Ramadani nga VLEN ka marrë 4.224 vota, ndërsa e ka humbur garën nga Jovica Ilievski i OBRM-PDUKM 4.369.

Komuna e Dibrës: Fisnik Mela nga VLEN ka marrë 4.369 vota, ndërsa Ramadan Imeri si i pavarur ka marrë 3.674 vota.

Komuna e Dollnenit: Blerim Islami nga VLEN ka marrë 3.979 vota, kurse Sashko Veljanoski 2.799 vota.

Komuna e Kërçovës: Aleksandar Jovanovski nga OBRM-PDUKM ka marrë 13.697, ndërsa Fatmir Dehari nga AKI 11.326.

Komuna e Strugës: Arsim Dalipi nga AKI ka marrë 11.411 vota, kurse Mendi Qyra si i pavarur por i përkrahur nga VLEN, ka marrë 12.040 vota.

Komuna e Studeniçanit: Ejup Abazi nga AKI ka marrë 4.348, ndërsa Azem Sadiku ka marrë 4.141.

Komuna e Tetovës: Bilall Kasami nga VLEN ka marrë 21.004, ndërsa Bajram Rexhepi nga AKI ka marrë 15.958.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…