Aktivizohen ‘telallët’ e presidentes për ta goditur Hykmete Bajramin: Kujdes se bini në 12%

Pas reagimit patetik të këshilltares së presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, edhe Jeta Statovci e mini-partisë Guxo ka sulmuar deputeten Hykmete Bajrami.

Deputetja Jeta Statovci i reagoi Hykmete Bajramit për deklaratën e saj se presidentja Osmani ishte fajtore që LDK në zgjedhjet e vitit 2021 kishte rënë në 12 për qind.

Statovci tha se LDKja e ka përjashtuar Osmanin nga partia.

“Zonja Hykmete Bajrami paska deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani paska qenë fajtore përse në zgjedhjet e vitit 2021, LDK ka dalë 12%. Por Zonja Bajrami paska harruar se Presidenten Osmani, partia e saj e ka përjashtuar nga LDK, se kostoja elektorale e 12% ka qenë pasojë e shkeljes së demokracisë të brendshme në LDK, por edhe jashtë saj. Përjashtuan personin me besimin më të lartë elektoral që nga Presidenti Rugova. Kostoja e paguar ka qenë dërgimi i vendit në zgjedhje në kohë pandemie, prishja e besimit me qytetarin dhe arroganca e gatishmëria për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin dhe bashkëpunimi me një PDK komplet të pa reformuar”, tha Statovci.

Statovci ka shtuar se Osmanit i kalon mandati edhe pak muaj andaj i ka “këshilluar” për kujdes se mund t’i kthej sërish në 12 për qind.

“E presidentes Osmani i kalon mandati edhe pak muaj, andaj bëni kujdes, se mund fare lehtë të ju kthej në 12%, me argumentet e saj politike, konsistencën ideologjike që ka me bazë trashëgiminë e Presidentit Rugova, jo të këtij diskursi destruktiv të LDK-së, që amniston Listën Serbe, e fajëson të tjerët për rezultatin e tyre”, shkroi ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…