Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Pejë, këmbësori goditet nga një motor

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku një këmbësor është goditur nga një motor.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Hoxha tha se hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar te gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik, teksa ka apeluar për kujdes në trafik.

“Rreth ores 17:35 në rrugën nacionale Peje-Prishtine, ne Vragoli eshte shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se nje këmbesor eshte goditur nga nje motor. Ne vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e nje personi. Ështe njoftuar prokurori dhe mjekesia ligjore perderisa hetimet jane duke u kryer nga Policia per te sqaruar te gjitha rrethanat qe kane quar deri te ky aksident tragjik. Policia apelon per kujdes ne trafik, respektim te rregullave dhe pershtatje te shpejtesise ne rrugë, posaqerisht kur ka ndryshime atmosferike-reshje dhe dukshmeria eshte me e kufizuar”, tha Hoxha.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…