Rama i reagon Kurtit: Cili buxhet, Albin? Buxheti i shtetit nuk është shpërblim as ndëshkim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat.

Përmes një postimi në facebook, Rama ka shkruar se deklarata “nuk e jap buxhetin për…” është skandaloze dhe ka akuzuar Kurtin se e trajton buxhetin e shtetit si pronë partiake.

“Cilin buxhet, Albin? Të popullit që e mban këtë shtet me tatime, punë dhe durim, apo të partisë që e ke shndërru në pronë private?”, ka shkruar Rama.

POSTIM

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…