PDK dhe LDK bashkë në Mitrovicë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Mitrovicë do t’i ndihmojë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në këtë komunë në balotazh.

Mediumi ‘Mitropol’ ka publikuar pamje nga nënshkrimi i koalicionit, ku shihen liderët Arian Tahiri dhe Gëzim Plakolli duke shtrënguar duart.

Tahiri në balotazh do të përballet me Faton Pecin e LVV’së, me të cilin kishte garë të ngushtë.

Në Mitrovicë, sipas rezultateve përfundimtare, 122 vota ishte përpara kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ndaj atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirit.

Peci në përqindje mori 47,94% të votave, ndërsa Arian Tahiri mori 47,57%.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…