Ali Ahmeti: Nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetarë komunash, do të rinovojmë radhët tona

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka dalë në konferencë për shtyp pas raundi të dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai tha se nuk kanë arritur të fitojnë garën për kryetarë të komunave, por shtoi se e kanë fituar shumicën e votës popullore.

“Ne kemi fituar shumicën e votës popullore, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Është mesazh kompleks, që ne e pranojmë me përgjegjësi. Qytetarët kanë treguar se besojnë vlerat tona, në vizionin tonë, por njëkohësisht kërkojnë që të rinovojmë mënyrën tonë të përcjelljes së tyre në terren”.

“Fatkeqësisht këto zgjedhje u shoqëruan me keqpërdorim të resurseve shtetërore, si dhe me shantazh dhe presion financiar mbi votuesit. Humbja e disa pozicioneve në nivel të disa kryetarëve të komunave, është thirrje për të forcuar strukturat, për t’u afruar me njerëzit dhe për të ndryshuar mekanizmat. Do të bëjmë analizë të thelluar dhe do të rinovojmë radhët tona”, tha Ahmeti.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…