Uji përmbyt punishten e urës së re të Ibrit

Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë.  

Mediumet lokale në Mittovicë kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet një sasi e madhe e ujit që ka dëmtuar vendpunishten.

Sipas, Veriu.info dhe Jepi Zë, dikush më qëllim ka lëshuar ‘branën’ në Liqenin e Ujmanit, i cili shkaktoi dëme në punishten e urës së re, ndërsa një eskavator duket gati i mbuluar nga uji, si dhe shumë pajisje tjera i mori uji.

“Dorën e njeriut” e ka lënë fajtore edhe pronari i kompanisë që po kryen punimet atje, Jahir Nimani, i cili tha se uji ka shkaktuar dëme të mëdha në pajisje dhe në material.

Ai gjithashtu bëri me dije se policia ka dalë në vendngnarje.

VIDEO

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…