Plagoset për vdekje një person në Drenas

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra sot në fshatin Fushticë të Drenasit.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur rreth orës 13:30.

Viktima fillimisht i plagosur është dërguar në QKMF-në në Komoran, ku është konstatuar vdekja e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit anë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se një person (mashkull) të plagosur në fshatin Fushticë të Drenasit.
I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij.
Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,j anë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, kanë thënë nga Policia.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…