Gjendja e vendpunishtes pas përmbytjes së mbrëmshme në urën e re mbi lumin Ibër

Uji përfshiu punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë gjatë natës së kaluar.

Ende s’është e qartë se cili ishte shkaku që uji vërshoi dhe dëmtoi pajisjet e materialet që ishin duke u përdorur për ndërtimin e urës.

Në pamjet e publikuara sot në mëngjes nga mediumi lokal “Mitrovica Sot” shihet gjendja e vendpunishtes dhe dëmet që ka shkaktuar uji aty.

Pronari i kompanisë ndërtuese, Jahir Nimani, ka akuzuar se brana është lëshuar qëllimshëm nga Ujmani për të dëmtuar punimet derisa u ankua se shumë pajisje e materiale janë dëmtuar nga uji.

Ai tha se për këtë rast në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ende s’është deklaruar zyrtarisht.

Ndryshe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani,  ka udhëzuar që pyetjet të dërgohen te Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc.

Ndërkaq, njoftimi i vetëm nga Ibër Lepenci deri më tani është ai i dhënë për ujësjellësin e Mitrovicës ku njofton se sot do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc” që për pasojë mund të ketë mungesë të ujit ne zonat më të larta të qytetit dhe në fshatrat përreth.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…