E pickoi gjarpri helmues, helikopteri vjen në ndihmë kosovarit të lënduar në Tropojë

Forca Ajrore shqiptare i është përgjigjur një thirrjeje urgjente për ndihmë, duke shpëtuar një shtetas nga Kosova që ishte pickuar nga një gjarpër helmues i llojit nepërkë, në zonën malore të Currajve të Epërm, në Tropojë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të ditës së premte, në një terren të vështirë malor, në shtegun midis Currajve të Poshtëm dhe Currajve të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.

Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, Forca Ajrore shqiptare u bashkua me autoritetet vendore për realizimin e operacionit të shpëtimit ajror.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, i plagosuri u transportua me helikopter drejt spitalit të Bajram Currit, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…