Dy këshilltarë të rektorit të UP-së paguhen jashtëligjshëm

Bekim Muhaxheri dhe Rina Mehana, dy këshilltarët e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu janë paguar nga linja buxhetore për mallra dhe shërbime, pasi Ministria e Financave nuk ka miratuar përfshirjen e tyre në listën e pagave.

Pagesa është bërë në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike, përmes një vendimi të Këshillit Drejtues të UP-së, i kërkuar nga rektori, që përfshinte kompensim retroaktiv që nga fillimi i vitit.

“Ky vendim është në fuqi deri në gjetjen e zgjidhjes për regjistrim në listën e pagave për të lartpërmendurit sipas legjislacionit në fuqi nga Ministria e Financave, Ministria e Punës së Brendshme dhe Thesari i shtetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Këshillit Drejtues.

Mbulimi i pagave nga linja e buxhetit për mallra dhe shërbime është në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

“Një organizatë buxhetore mundet, pa marrjen e miratimit paraprak nga Ministri, të transferojë deri në pesë për qind (5%) të një ndarje buxhetore në një ndarje tjetër të asaj organizate buxhetore gjatë vitit fiskal; megjithatë, këto transfere nuk mund të bëhen në ndarjen buxhetore për paga dhe mëditje pa miratimin paraprak të Ministrit dhe, sipas rastit, Qeverisë ose Kuvendit, sipas paragrafëve 3 dhe 4 të këtij neni”, thuhet në ligj.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…