Albin “humoristi” del në skenë, këto janë foret që ua tregoi mërgimtarëve në Zvicër

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në festivalin “Shqip Up Komedi” që u mbajt në Zvicër.

Kurti ka provuar që t’i bëjë për të qeshur të pranishmit, duke thënë se bazuar në numrin e të pranishmëve në sallë, duke se në Zvicër i ka numrat më mirë se në Kosovë.

“Edhe kuorum paska, numrat këtu i kam më mirë se në Kosovë”, ka thënë Kurti, duke e rikujtuar dështimin e tij për t’i siguruar 61 vota për Qeverinë e re.

Ndërkohë në të hyrë në skenën e përgatitur për eventin, dy prej të pranishmëve, Kurti iu ka thënë se “s’di pse po më dukeni si Albulena me Dimalin”.

Tutje Kurti ka treguar edhe për një pyetje që ia ka bërë një bashkatdhetar sapo ka arritur në Zvicër, duke i thënë se si mbërrive kaq shpejt.

“Në fakt s’ka qenë vështirë, për shkak se ka më shumë fluturime prej Prishtinës për Zvicër, sesa autobusa prej Prishtinës për Prizren, Gjakovë e Pejë”, ka deklaruar Kurti

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…