Vdekja e Fatos Nanos, ndeshjet e futbollit në Shqipëri do të fillojnë me një minutë heshtje

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit, Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta në Shqipëri, në mesin e tyre edhe nga figura të sportit.

Njëri nga ta është edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili ka reaguar në rrjetet sociale, për vdekjen e Fatos Nanos.

Po ashtu Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se edhe futbolli shqiptar do të jetë në zi, ku ndeshjet e kampionatit do të fillojnë me një minutë heshjte në homazh të ish-kryeministri,

Reagimi i Presidetit të FSHF-së, Armande Duka

Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë.

Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh.

Tosi do të më mungojë shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm.

Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët!

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…