Skena të pazakonta në parlamentin e Bosnjës – deputetja ledhaton ministrin

Gjatë një seance të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku po diskutohej për buxhetin shtetëror që është vonuar mbi një vit, ndodhën skena të pazakonta që shkaktuan reagime të forta në publik.

Deputeti Zlatan Begiq nga Fronti Demokratik kritikoi ministrin e Financave, Srgjan Amidzhiq nga SNSD për mungesat e tij në seanca dhe për neglizhencën e Këshillit të Ministrave.

Ndërsa Begiq po fliste, deputetja e SNSD-së Sanja Vuliq iu afrua ministrit Amidzhiq dhe e ledhatoi në faqe, duke u përpjekur ta ngushëllojë.

Duket se e puthi edhe në faqe, gjë që shkaktoi reagim nga Begiq, i cili kërkoi ndërprerje të seancës, duke ironizuar situatën.

Vuliq më vonë u justifikua duke thënë se nuk po “rrinin në prehër të njëri-tjetrit”, por se ishin mbledhur rreth një sekretareshe, dhe ia ktheu me ironi Begiqit. Ai, nga ana e tij, iu përgjigj me shaka “po”.

Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina ende nuk ka miratuar buxhetin për vitin 2025, dhe në vend të debatit për dokumentin më të rëndësishëm financiar, qytetarët panë sjellje të papërshtatshme në parlament.

Sanja Vuliq është e njohur për deklarata dhe sjellje provokuese në publik, përfshirë fyerje ndaj policëve gjyqësorë dhe një gjyqtareje gjatë procesit gjyqësor të Milorad Dodikut. 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…