Kosovë Lajme

Përfundon takimi i presidentes me kryetarët e partive politike 

Ka përfunduar takimi i Vjosa Osmanit, me kryetarët e partive politike për çështjen e formimit të Qeverisë.

Në këtë takim, është biseduar nëse do të vendoset të formohet ekzekutivi i ri apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.

Në takim kanë marr pjesë krerët e partive politike, VV, PDK, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate si dhe liderët e partive politike minoritare.