Një javë para balotazhit, Kurti rrit pensionet në 150 euro dhe shtesat për fëmijë për 50%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga muaji nëntor do të rriten pensionet dhe shtesat për fëmijët. Ai bëri me dije se ky vendim hyn në fuqi qysh nesër.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti kumtoi se rritja për pensionistët do të jetë nga 120 euro në 150, teksa për lehonat shtesat do të rriten për 50 përqind,

Vendimi për pensionet, Kurti tha se prek rreth 200 mijë pensionistë.

“Ashtu siç ju kam premtuar, sot ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro, duke filluar nga muaji nëntor, që fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë në kategoritë e pensioneve”, deklaroi Kurti.

Ai shpjegoi edhe rritjen për fëmijët 0-16 vjet.

“Kam premtuar se do të ketë lajm të mirë edhe për nënat që marrin shtesa për fëmijë. Nga muaji nëntor, shtesat për të gjithë fëmijët nga 0-16 vjet e që janë rreth 400 mijë, do të rriten për 50 përqind. Një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji i ardhshëm do t’i marr 60 euro. Sikurse çdo herë, shumë lajme të mira për të gjithë”, tha Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…