Ndahet nga jeta Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.

Nano kishte pësuar vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi dhe mbahej në vëzhgim nga mjekët prej javësh.

Fatos Nano ka qenë një ndër figurat më të spikatura të tranzicionit demokratik pas viteve ’90. Ai udhëhoqi Partinë Socialiste që nga themelimi i saj, duke e kthyer në një forcë të rëndësishme politike dhe më pas në parti qeverisëse.

Në vitet kur Shqipëria përballej me sfida të mëdha ekonomike e shoqërore, Nano mbajti disa herë postin e kryeministrit, duke lënë gjurmë në proceset e reformave dhe në përpjekjet për stabilizimin e vendit.

Gjatë karrierës së tij, Nano është vlerësuar për rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare dhe afrimin e politikës shqiptare me standardet europiane. Ai do të kujtohet si një figurë që la ndikim të fortë në jetën publike dhe në kulturën politike të vendit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…