Merret vendimi për pagën minimale: 425 euro nga janari, 500 nga korriku

Qeveria në detyrë e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve për rritjen e pagës minimale në 500 euro, duke filluar nga janari i vitit 2026, shkruan KFVA.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, sqaroi se rritja është paraparë të bëhet në dy shkallë, ashtu sikurse ishin rritur pagat vjet.

425 euro do të jetë nga 1 janari, teksa 500 do të bëhet nga 1 korriku.

“Pas diskutimeve dhe propozimeve që kemi marrë edhe nga sindikatat, propozimi është që paga minimale për vitin e ardhshëm të bëhet 500 euro, apo 3 euro për orë punë. Rritjen e kemi paraparë të bëhet në dy faza”, deklaroi Murati.

Ai shtoi se ky vendim prek rreth 150 mijë të punësuar në sektorin privat. Vendimi tha se është marrë pas diskutimeve edhe propozimeve të sindikatave dhe përfaqësuesve të bizneseve.

“Duke filluar nga 1 janari, propozimi i Ministrisë është që paga minimale për orë punë të jetë 2.50 centë apo 425 euro në muaj për orar të plot,ë ndërkaq duke filluar nga 1 korriku është faza e dytë, në nivelin 3 euro për orë punë apo nëse përkthehet në 500 euro për orar të rregullt pune”, sqaroi Murati.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…