Kurti paraqet buxhetin 4 miliardësh për vitin 2026: Parasheh pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, rritje të shtesave e pensioneve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme pritet që të shqyrtojë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2026.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se buxheti për vitin 2026 do të jetë 4 miliardë euro, shkruan KFVA

Kurti tha se u se si qeveri në detyrë po e kryejnë obligimin që shteti të mos mbetet pa buxhet, ndërsa shtoi se u takon deputetëve që ta miratojnë në Kuvend para se të shkohet në zgjedhje të reja.

“Brenda afatit ligjor sot po miratojmë projektligjin për ndarjet buxhetor për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit, edhe ky buxhet ka shumë rëndësi. Kam kënaqësinë të ju njoftoj se është në vlerë prej 4 miliardë euro, ku një e katërta apo rreth 1 miliardë janë për investime kapitale. Një risi do të jetë edhe dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik, dhe rritja e pagës bazë për0,5 përqind për çdo vit përvojë pune. Ky buxhet përfshinë edhe rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë dhe lehonave e shumë mbështetje të tjera për familjen. Meqenëse jemi qeveri në detyrë ligji ka paraparë që edhe në situata të tilla kur formimi i institucioneve mund të zgjasë më shumë sesa që duhet, shteti vazhdon funksionimin. Ligji e parasheh që erdhe qeveria që ka përfunduar mandatin e plotë, mund të propozojë buxhetin e ri para Kuvendit.  Sot përveçse po zbatojmë një detyrim ligjor sa u përket afateve për miratim të ligjit të buxhetit, po kryejmë detyrimin tonë që shteti të mos mbetet pa buxhet. U takon deputetëve që këtë buxhet ta miratojmë para se të shkojmë në zgjedhje të reja në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e shtetit dhe të mos mbesim pa buxhet”, tha Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…