Kurti: Do të shkoj me optimizëm dhe konstruktivitet në takimin te presidentja

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, i cili të dielën dështoi ta formojë qeverinë e re, si i mandatuar nga presidentja Osmani, foli për takimin e sotëm që presidentja pritet ta ketë me krerët e partive politike në vend.

Kurti tha se në takimin me presidenten do të shkojë me “konstruktivet dhe optimizëm”.

Kurti foli edhe për dështimin e djeshëm të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ai tha se nuk po e kupton se pse nuk po formohen komisionet parlamentare. Kurti tha se Kuvendi nuk duhet të varet nga Qeveria, por e kundërta.

“Takimi që do ta kemi me presidenten, besoj se do të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm, meqenëse në tentimin e parë nuk pati qeveri të re. Dua të shkoj me konstruktivitet dhe optimizëm atje. Nuk kam arritur ta ndjek mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit, por mua më vjen mirë që deputetët e Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së nëntë, tashmë kanë shtëpi të tyre, veçse kjo shtëpi duhet të funksionojë. Funksionimi i Kuvendit nënkupton formimin e komisioneve parlamentare, unë nuk i kuptoj pse nuk i formojnë komisionet. Unë besoj në republikë demokratike në të cilën qeveria varet nga Kuvendi dhe jo e kundërta. Kuvendi duhet ta dëshmojë pavarësinë e vet. Ne varemi nga Kuvendi, jo Kuvendi nga Qeveria. Ata po vijnë në një kurth të ngritur nga vet prej tyre në të cilin e përmbysin raportin Qeveri-Kuvend”, tha Kurti në një konferencë për media.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…