Krasniqi për ‘buxhetin’ e Kurtit: Mashtrimi elektoral s’kalon, uji i turbullt s’pihet dy herë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas mbledhjes së sotme të qeverisë në detyrë, ku deputeti Albin Kurti përmendi rritje të pagave dhe pensioneve.

Krasniqi e ka quajtur këtë “tentativë për mashtrim elektoral”, në prag të balotazhit dhe zgjedhjeve parlamentare.

Ai ka thënë se për pesë vite qeverisje nuk është realizuar ajo që sot u premtua, duke theksuar se besimi i qytetarëve nuk mund të rikthehet me premtime të minutës së fundit.

“Thesi i mashtrimeve të një “babadimri” që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarëve e as nuk mund te arrijë qëllimin e blerjës së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare.

Krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen.

Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë!”, shkroi Krasniqi.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…