Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Pacolli deklarohet pas dëshmisë në Prokurori

Behgjet Pacolli qëndroi për katër orë në Prokurorinë e Tiranës ku u mor në pyetje për mosmarrëveshjet në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës.

Biznesmeni nga Kosova, pronar i kompanisë ‘Mabco Constructions’ nuk dha detaje nga hetimi, por gazetarëve që e prisnin në dalje të prokurorisë iu përgjigj duke thënë se “aeoroporti do të bëhet”.

“Unë isha këtu për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar dhe si person i informuar më duket se është e drejtë që të shkojë dhe të tregojë kronologjinë e çështjes”, tha Pacolli.

“Isha për kallëzimin që vëllai im ka bërë ndaj personave… ju e dini ndaj kujt. Dhe, unë isha për të informuar për këtë takim. Këtu s’ka të bëjë asgjë qeveria”, u shpreh ai.

Pacolli tha se i beson drejtësisë.

“Unë besoj shumë në drejtësi dhe do të veprojë ashtu si do të pasojë vendimet gjyqësore”, u shpreh biznesmeni.

Pacolli është marrë në pyetje në të njëjtën ditë që zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thirret në SPAK për një çështje tjetër, në lidhje me mbikqyrjen e punimeve në Tunelin e Llogarasë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…