Kjo rrugë në Prishtinë mbyllet nesër për qarkullim

Rruga “Robert Doll” në kryeqytet do të mbyllet përkohësisht nesër, që nga ora 04:00 e mëngjesit, për të mundësuar realizimin e punimeve të asfaltimit, shkruan KFVA.

Lajmin e ka bërë të ditur komuna, ku ka thënë se punimet do të zgjasin 12 orë.

“Lusim qytetarët që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim, derisa punimet të përfundojnë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj dhe bashkëpunimin për një kryeqytet me infrastrukturë më të mirë!”, thuhet në njoftimin e Komunës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…