Haradinaj për rritjen e sotme nga Kurti për pagën minimale e pensionet: Marre

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të vonshme rritjen e pagës minimale dhe shtesave për fëmijë.

Qeveria në detyrë të premten miratoi rritjen e pagës minimale, pensionet dhe shtesat për fëmijë ndër tjerash.

Haradinaj ka thënë se kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh.

“Shumë vonë, shumë pak. Marre! Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh. Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj”, ka shkruar ai në Facebook.

Qeveria në detyrë tha se paga minimale do të rritet nga 350 euro sa është aktualisht, në 500 euro. Rritja do të bëhet në dy faza gjatë vitit të ardhshëm. Ndërsa duke nisur nga 1 nëntori i këtij viti, pensioni minimal do të rritet nga 120 në 150 euro, si dhe shtesat për të gjithë fëmijët nga 0-16 vjeç për 50 për qind, nga 20 në 30 euro.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…