• Fri. Oct 31st, 2025

Haradinaj: 7 dhjetori data ideale për zgjedhjet e reja

Bykfvanews

Oct 31, 2025

Kryetar i AAK Ramush Haradinaj ka thënë se 7 dhjetori do të ishte data më ideale për t`u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Këtë ai e tha pas takimit me liderët e partive politike te Presidentja Vjsoa Osmani.

Sipas tij, Osmani ka kërkuar nga partitë politike nëse dikush e ka shumicën për të bërë Qeverinë por që ai tha se realiteti dihet se çfarë është.

Ai ka thënë se Kurti ka kërkuar edhe pak kohë për të formuar qeverinë, duke e quajtur kështu si kërkesë jo serioze.

Deklarata e plotë:

Në takimn e sotëm Osmani kërkoi nga ne që të sqarojëm a e kemi shumicën parlamentare për Qeveri dikush nga ne, kërkoi nga ne që të gjendet një zgjidhje të përkohshme për buxhetin për fondin për zhvillim nga BE. Realitetin cfarë e kemi tash në Kuvend po shihet, po ndodhin zgjedhjet parlamnetare edhe pse deputeti Kurti dëshiroi, kërkoi edhe disa ditë s`ishte seriozie deri më 5 nëntor kemi afat kushtetuese 10 ditë, do të shpërbëhet parlamenti dhe caktimi i datës së zgjedhjeve të caktohet në afatin më të shpejteë kohohorë 30 ditë. 7 dhjetor do të ishte opsion real

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *