Bashkëpunimi në nivelin lokal, Kurti: Brenda PDK-së ka heterogjenitet më të madh se që mendohet

reu i Vetëvendosjes, Albin Kurti është pyetur se pse VV-ja po bashkëpunon me PDK-në në nivel komunal, e jo atë në nivel nacional.

Kjo pasi, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Koalicionin Vakat dhe Nedzmidin Sejdilar, kanë arritur marrëveshje në Dragash për ta përkrahur kandidatin Shaban Shabani (PDK), në balotazhin për kryetar të Komunës së Dragashit.

Kurti, tha para mediave se “përbrenda PDK-së ka një heterogjenitet më të madh sesa që mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna”.

“Përbrenda PDK-së ka një heterogjenitet më të madh sesa që mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna, njëra prej tyre është komuna e Dragashit dhe ne atje kemi bërë një dakordim për shkak se jemi të interesuar për ndryshim, por nuk besoj që mund ta vëmë shenjën e barazisë midis orientimit në nivelin shtetëror e nacional që ka ajo parti dhe degëve të veçanta me kontekstet e caktuara socio-politike në kushtet e një heterogjeniteti më të madh se asnjëherë më parë që ka pasur kjo pari politike”, tha Kurti në konferencën për media.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…