Rubin: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të ishte tragjedi për Kosovën

Ish-zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka shprehur drojë për mundësinë që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale. Rubini ka theksuar se dënimi do të ishte tragjedi për Kosovën.

“Lutem që kjo të mos ndodhë. Do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe shumë prej tyre vdiqën për lirinë e tyre, për ata që përfaqësuan miliona shqiptarë të Kosovës, që të shpallen fajtorë pa asnjë provë. Do të ishte një plagë e madhe për sistemin ndërkombëtar të drejtësisë. Shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë”.

Në shtator, ish-diplomati amerikan ka dhënë dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës, në kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi, dhe bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Ndryshe, dëshmitë e ish-zyrtarëve të lartë të periudhës së luftës në Kosovë mund të jenë element përcaktues për të vërtetën e luftës çlirimtare të UÇK-së, duke përmbysur narrativën e Prokurorisë së Specializuar se UÇK-ja ka pasur strukturë qendrore të konsoliduar që, sipas saj, ka urdhëruar vrasjen e civilëve gjatë luftës në Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…