Policia konfirmon se kishte incident mes Idrizit e Mehollit

Policia e Kosovës ka konfirmuar që kishte ndodhur një incident mbrëmjen e së mërkurës mes dy kandidatëve për Kryetar të Vushtrrisë Ferit Idrizi dhe Sylejman Mehollit, shkruan Gazeta KFVA.

Enis Pllana zëdhënës në Policinë Rajonale në Prishtinë ka bërë të ditur për Metron se rasti ka ndodhur rreth orës 17;30 në sheshin Xhorxh Bush.

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një Kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana.

Ndërkaq, më herët u raportua se Meholli  kishte fyer Idrizin me fjalët pis e qen dhe e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me t’u përgjigj familjarisht dhe kam me t’i lag qorapet!”.

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…