Pamje që tregojnë se çfarë i bëri ‘Stuhia e Shekullit’, aeroportit të Xhamajkës

Uragani Melissa përshkoi Xhamajkën të martën, duke lënë pas vdekje dhe shkatërrime të shumta.

Dhe në disa pamje që po qarkullojnë në internet shihen dëmet katastrofike, përkatësisht çatinë e Aeroportit Ndërkombëtar Sangster të mbuluar plotësisht nga uji që ende derdhet në terminal, duke përmbytur hapësirën ku familjet dikur mblidheshin për të hipur në fluturimet e tyre.

E quajtur me nofkën “Stuhia e Shekullit”, Melissa ka sjellë erëra deri në rreth 300 km/h.

Zyrtarët e kanë shpallur të gjithë kombin ishullor një zonë fatkeqësie, ndërsa shkalla e dëmit është ende duke u vlerësuar.

Dy aeroportet kryesore ndërkombëtare të vendit – Sangster në Montego Bay dhe Norman Manley International në Kingston – thuhet se janë mbyllur derisa të kalojë stuhia.

Sipas raportimeve, disa persona kanë vdekur deri më tani në Karaibe – përfshirë në Xhamajka, në Haiti dhe në Republikën Dominikane.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…