Mohammed bin Salman do të angazhohet edhe për katër njohje të tjera të Kosovës

Profesori Alush Gashi ka përshëndetur njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shteti i Sirisë duke e njohur meritën e veçantë Princit të Kurorës Mohammed Bin Salman al Saud, shkruan Gazeta KFVA.

Politikani Gashi për Metron sqaroi të mërkurën se kjo njohje që erdhi do të jetë një prej disave që ka përpjekjeve diplomatike tashmë të liderit të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

“Pas sigurimit të njohjes nga Siria, do të angazhohet për njohje të Kosovës nga Libani, Iraku, Indonezia dhe Tunizia” tha Gashi duke e nënvizuar si sukses dhe thekson mirënjohjen për Arabinë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Regjimi i ri në Damask ka dëshmuar pavarësisht pushtetit të shkurtër dhe situatës së brishtë politike dhe të sigurisë në vend se është i gatshëm të përqafojë normalizimin me Perëndimin dhe shtetet e rajonit pas dekada në diktaturën e familjes Assad dhe ndikimit rus dhe iranian.

Siria është shteti i 120’të që ka njohur Kosovën pas shpalljes së pavarësisë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…