Barcelona do të përpiqet të sjellë një sulmues verën e ardhshme për të mbuluar mungesën e pritshme të Robert Lewandowskit.
Më pak e sigurt mbetet se sa buxhet do të kenë për të gjetur zëvendësuesin.
Sulmuesi veteran, tashmë 37 vjeç, është në fund të kontratës sezonin e ardhshëm, dhe konsensusi është se Barcelona nuk do t’i ofrojë rinovim.
Sipas Diario AS, pozicioni i numrit nëntë pritet të jetë prioritet për drejtorin Deco verën e ardhshme, por klubi po shqyrton “opsione më të përballueshme”.
Ndërsa Harry Kane është një nga emrat në radarin e Barcelonës, ai konsiderohet një nga “objektivat e ëndërruar” që ka të ngjarë të jenë përtej mundësive të tyre financiare, pavarësisht se është 33 vjeç dhe ka kontratë deri në vitin 2027.
Megjithatë, siç është raportuar më parë, Hansi Flick është admirues i sulmuesit të Borussia Dortmundit, Serhou Guirassy, i cili ka shënuar shifra mbresëlënëse në “Signal Iduna Park”.
Në moshën 29-vjeçare, Barcelona mund të arrijë ta bindë Dortmundin për një shitje, por çmimi i kërkuar prej 65 milionë eurosh mbetet pengesë, nuk është e qartë nëse Barcelona është e gatshme ta paguajë atë shumë.
Opsioni tjetër i përmendur nga AS është sulmuesi i Levantes, Karl Etta Eyong. Kamerunasi ka qenë më parë në radarin e Barcelonës përpara se të realizonte kalimin prej 3 milionë eurosh nga Villarreal, megjithëse “Nëndetësja e Verdhë” mban 50 për qind të tarifës së rishitjes dhe një opsion riblerjeje.
22-vjeçari po zhvillon sezonin e tij të parë të plotë në La Liga dhe ka shënuar gjashtë gola e ka dhënë tre asistime në 10 ndeshjet e para, duke regjistruar një kontribut në gol mesatarisht çdo 90 minuta gjatë paraqitjeve të tij me Villarreal dhe Levanten./KFVA/

