Deputetja Duda Balje ka bërë një postim pas komenteve që ka marrë në postimin e fundit, ku shkroi se “hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar”, pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia shkarkoi dy zyrtarë të partisë nga postet qeveritare.
Balje u është drejtuar qytetarëve duke thënë se kushdo që ka ndonjë provë që ajo ose ndonjë anëtarë i familjes së saj, i kanë bërë diçka të keqë shtetit apo ndonjë individi, ta raportojnë tek institucionet përgjegjëse.
“Nëse nuk keni — dhe të gjithë e dimë që nuk keni, e me çdo koment tuajin vetëm përhapni gënjeshtra — mos e humbni më kohën. Prej tetë muajsh po përpiqeni në mënyrë të organizuar të bëni të njëjtën gjë, dhe tashmë është bërë monotone, pa asnjë rezultat konkret. Asnjë koment i juaji nuk mund të ndryshojë asgjë në jetën time. Të gjitha ato gënjeshtra, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm më pastrojnë mëkatet”, ka shkruar Balje.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fduda.balje%2Fposts%2Fpfbid02352FFtMZujbuRuK1c55756foPps18Vd9B8HNQQwqXMF53tCJ4RTMqmuVTuK2CwuTl&show_text=true&width=500
Ndryshe, Kurti ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin për Zhvillim Rajonal, Elldin Ugllar, anëtar i partisë SDU.
Në vendimin e lëshuar për shkarkimin e Ugllar, thuhet se i njëjti “obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë në përputhje me ligjin për kontrollin e pasurisë dhe dhuratave”.
Krahas tij, nga dokumenti që po qarkullon në media, nga pozita e këshilltarit politik është shkarkuar edhe Enes Sulejmanoviç, gjithashtu pjesë e SDU-së.
Këto shkarkime, Balje i cilësoi si hakmarrje.

