Zv/ministri pas shkarkimit nga Kurti: Lidhet me mosvotimin e Duda Baljes për qeveri

Të martën, kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkakrkoi nga detyra zëvendësministri në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari.

Ky i fundit thotë se nuk ka pasur komunikim me Kurtin dhe nuk ka qenë i njoftuar paraprakisht.

Uglari shton se shkarkimi i tij nuk ka shpjegim tjëtër përveç se lidhet me mospjesëmarrjen e Duda Baljes në seancën e së dieles.

“Nuk e kam qenë i njoftuar paraprakisht se do të merret një vendim i tillë për largimin tim nga pozita e zv.ministrit sepse fundja jemi qeveri në detyrë dhe jemi bashkë në koalicion. Nuk kam arritur të flasë ende me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për arsyet e mundshme. Por, meqenëse seanca për votimin e Qeverisë së Re ishte të dielën dhe vendimi ndaj meje të hënën atëherë nuk kam tjetër shpjegim përveç se lidhet me mospraninë e kryetares së Unionit Socialdemokrat, Duda Baljes, në seancën e Kuvendit të Kosovës kur u votua për qeverinë e propozuar nga mandatari Albin Kurti”, tha Uglari.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…