“Po e largoj Dimalin”, Limaj zbulon ofertën e minutave të fundit që Kurti i bëri të dielën në këmbim të votave

Kreu i Nismës Socialdemokrate,  Fatmir Limaj, ka treguar për ofertën e minutave të fundit që i bëri kreu i VV’së, Albin Kurti, të dielën në këmbim të votave për Qeverinë e re.

Ai zbuloi se ditën kur u mbajtë seanca për votimin e Qeverisë, ka zhvilluar një takim 10 minutësh me Kurtin. Limaj tha se Kurti i ka shprehur gatishmëri për ta larguar Dimal Bashën nga Kryetari i Kuvendit dhe për ta përfshirë në ekzekutiv, shkruan KFVA.

“Po e largoj Dimalin, e di se keni pas problem…Nëse ju nuk votoni, unë po e la Dimalin Kryetar Kuvendi pra. Nëse ju nuk jeni të interesuar me votu, s’kam nevojë me largu Dimal Bashën. Atëherë s’po e propozoj në kabinet”, citoi Limaj fjalët që thotë se ia kishte thënë Kurti.

Megjithatë, Kurti e përfshiu edhe emrin e Bashës tek propozimet për kabinetin qeveritar, duke e propozuar për Ministër të Infrastrukturës.

“Dimal Basha duhet me u largu sepse është turp për Kosovën me e pas Kryetar Kuvendi”, shtoi Limaj.

Ai tha se që nga zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit të Kosovës s’kanë pasur kurrfarë komunikimi me Kurtin dhe se janë takuar vetëm të dielën në ambientet e Kuvendit.

Ndryshe, në votimin e së dielës ishin veç 56 vota pro Qeverisë, nga 61 sa nevojiten.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…