Pas dështimit të marrëveshjes me Nismën, nisin akuzat – burri i Albulena Haxhiut e quan Fatmir Limajn “vjedhës votash”

Pas përpjekjes së dështuar të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të arritur një marrëveshje politike me Nismën e Fatmir Limajt, kanë nisur reagimet dhe akuzat nga eksponentë të Vetëvendosjes.

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka akuzuar publikisht Fatmir Limajn dhe partinë e tij për manipulim dhe vjedhje votash gjatë zgjedhjeve.

Ai ka kërkuar që Prokuroria të nisë hetime për këto pretendime.

“Thënia “Ja kam votu votën” i ka rrënjët nga Nisma dhe sistemi i saj i kushtëzimit dhe shitblerjes së votës përmes asistencës. A ka turp më të madh se sa për një grusht votash ti detyrosh e ti trajtosh vajzat e gratë si analfabete dhe të padenja të votojnë pa mbikëqyrje të burrave dhe rrugaqëve të partisë që shërbejnë si asistues, ti trajtosh rininë si të paaftë e të padijshëm, pensionistët si të verbër?! Po mendojnë që e kanë arritur fitoren, por në fakt e kanë prekur FUNDin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…