“Lufta për liri nuk është krim”, Rama: Turp për ata që Thaçin edhe mbrapa hekurave e shohin si armik politik

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka thënë se është e padrejtë që ata të cilët luftuan për lirinë e  Kosovës, duhet të përballen me gjykatën në Hagë për të vërtetuar se lufta për liri nuk është krim.

Rama ka thënë se është turp edhe për siç i ka quajtur ai “shqipsharësit digjitalë”, që shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, e urojnë të mos dalë më kurrë prej aty.

“A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga objekti për të cilin u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!

Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, e urojnë të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.” shkruan Rama.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi ndodhen ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Javën e kaluar u konfirmua se ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën i NATO-s, Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Clark do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së Thaçit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…