KQZ pa buxhet për zgjedhje të parakohshme, Elezi tregon si do të veprojë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i duhet të kërkojë buxhet nga Qeveria e Kosovës nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare pas dështimit të formimit të Qeverisë po shihet si një rrugë e pashmangshme, por për organizimin e tyre institucioni i zgjedhjeve nuk ka buxhet në llogari.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Indeksonline se në raste të tilla kur ndodhin zgjedhje të paplanifikuara, ky institucion do të veprojë si në rastet e kaluara.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, i cili nuk është i planifikuar. Prandaj, nëse do ketë zgjedhje, KQZ-ja do të përgatis me kohë kërkesën buxhetore të cilën do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës. KQZ ka vepruar kështu edhe në rastet tjera kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme apo që kanë ndodhur në një vit jo-zgjedhor”, tha Elezi.

Në anën tjetër, Elezi ka treguar se KQZ-ja mbetet e përkushtuar për të përmbushur mandatin kushtetuese nëse do të shpallen zgjedhjet.

“Lidhur me diskutimet për zgjedhje të reja për Kuvendin e Kosovës, KQZ ka bërë të ditur qëndrimin se ashtu siç kemi thënë çdo herë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet i përkushtuar për të përmbushur detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore, në çdo moment kur një proces zgjedhor shpallet në mënyrë zyrtare”, tha Elezi.

Ai kujtoi se aktualisht KQZ është e angazhuar në përmbyllen e zgjedhjeve të 12 tetorit dhe organizimin e raundit të dytë.

“Aktualisht, KQZ është duke u angazhuar në përmbylljen e procesit të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit dhe duke zhvilluar përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave që do të mbahet më 9 nëntor”, tha ai

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…