Kaq para duhet të shpenzojnë partitë politike në ballotazh sipas KQZ`së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës nën kryesimin e kryetarit Kreshnik Radoniqi, ku është marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të zhvillohet më 9 nëntor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve për subjektet politike dhe kandidatët është caktuar në shumën 2 milionë e 633 mijë e 344 euro, transmeton KFVA,

Ky kufi bazohet në numrin e votuesve të regjistruar brenda vendit për raundin e dytë, që është 1 milion e 316 mijë e 672 votues, duke u llogaritur nga 2 euro për çdo votues.

Fushata zgjedhore për raundin e dytë do të nisë më 3 nëntor dhe do të përfundojë më 9 nëntor 2025, në orën 06:59.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…