Kosovë Lajme

“Hakmarrja po vazhdon”, Kurti ia shkarkon Duda Baljes dy zyrtarë të partisë nga postet qeveritare

Të hënën e 27 tetorit, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin për Zhvillim Rajonal, Elldin Ugllar, anëtar i partisë SDU, që udhëhiqet nga deputetja Duda Balje.

Në vendimin e lëshuar për shkarkimin e Ugllar, thuhet se i njëjti “obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë në përputhje me ligjin për kontrollin e pasurisë dhe dhuratave”.

Krahas tij, nga dokumenti që po qarkullon në media, nga pozita e këshilltarit politik është shkarkuar edhe Enes Sulejmanoviç, gjithashtu pjesë e SDU-së.

Këto shkarkime, udhëheqësja e kësaj partie i ka cilësuar si hakmarrje. Sipas saj ky është veç një vazhdim i hakmarrjes ndaj saj.

“Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar”, ka shkruar shkurt Duda Balje.