Elldin Uglar për shkarkimin: Vendim joreal, s’është vendim i Qeverisë, por i Kurtit

Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, është liruar nga posti, raporton KFVA.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë vendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, por pa dhënë detaje për arsyet.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar vet Elldin Uglarin.

Ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për një vendim të tillë të kryeminisntrit në detyrë.

Megjithatë ai shprehet për Periskopin se ky vendim nuk është real dhe nuk do të duhej të ndodhte.

“Nuk kam ndonjë koment të vecantë me të kallxu sincerisht. Duhet me diskutu njëherë me partinë. Jo nuk e kam prit shkarkimin, në këtë mënyrë jo. Me thënë dicka ma konkrete s’kam, por në këtë mënyrë shkarkimi nuk ka qenë real dhe nuk u kanë mirë. Më mirë kish me funksionu me dorëheqje. Jo s’është vendim i Qeverisë, i kryeministrit, nuk kam pasë dicka paraprakisht“, ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…