Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Ambasada e Kosovës del me njoftim për shtetasit që ndodhen atje

Ambasada e Kosovës në Ankara ka dalë me njoftim pas tërmetit të fuqishëm prej 6.1 shkallës që goditi Turqinë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada ka udhëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës në zonat e prekura që të qëndrojnë larg ndërtesave të pasigurta dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale, shkruan KFVA,

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti Belikesir, por që u ndje edhe në Stamboll, Izmir, Bursa, Manisa, Kocaeli, Tekirdağ, Sakarya dhe rajonet përreth. Deri tani nuk raportohet për viktima.

Ambasada ka publikuar edhe kontaktet në rast nevoje:

Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara
+90 542 711 80 99
embassy.turkey@rks-gov.net
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll
+90 531 105 63 91
consulategeneral.ist@rks-gov.net

NJOFTIMI

  • Shkrime të ngjashme

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…

    13-vjeçari goditet nga vetura, Spitali i Mitrovicës: Është jashtë rrezikut për jetë, vazhdon trajtimin në QKUK

    Një fëmijë i lindur në vitin 2013 është paraqitur rreth orës 19:55 në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pasi ishte goditur nga një automjet. Sipas njoftimit të spitalit, ekipi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë duke…