Tërmet i fuqishëm në Turqi, magnituda 6.1 shkallë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 shkallë ka ndodhur në Turqi, raporton CNN edicioni turk, përcjell KFVA

Tërmeti ka ndodhur në Belikesir, por është ndjerë edhe në qytetet përreth, përfshirë Stambollin, Izmirin dhe Bursën. Deri tani nuk raportohet për viktima.

Disa minuta pas tërmetit prej 6.1 ballësh, në të njëjtën zonë ka ndodhur edhe një tjetër tërmet me magnitudë 4.2.

Tërmeti, i cili është ndjerë në shumë qytete të rajoneve Marmara dhe Egje — veçanërisht në Stamboll dhe Izmir — ka ndodhur në një thellësi prej 5.99 kilometrash.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…