Presidentja Vjosa Osmani është pritur sot në takim nga Princi i Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Ajo ka shprehur mirënjohje për Mbretërinë e Arabisë Saudite, siç tha, për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur ndaj popullit të Kosovës përgjatë disa dekadave, teksa ka paralajmëruar marrëveshje të reja.
“Si dy shtete që e ndajmë përkushtimin për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim, me padurim presim të thellojmë raportet tona përmes marrëveshjeve të reja dhe zgjerimit të horizonteve të bashkëpunimit për të mirën e të dyja vendeve”, ka shkruar Osmani.

